Tik-taku për rrëzimin e Edi Ramës!

106

Nga Qamil Gjyrezi

Tik-taku për rrëzimin e qeverisë së “Rilindjes” po troket cdo ditë në veshin e politikanit/piktor Edi Rama! Rama është artist i arteve vizive, por ai ka treguar se ka edhe “vesh muzike” për të dëgjuar muzikën e tingujve! “Tiku” ka filluar në “piano” dhe “Taku” do të jetë një “kreshendo” e madhe rrëzimi i Edi Ramës me oligarkët që po qeverisin aktualisht.

Rama biles ka kënduar edhe një këngë në ritmin “Hip-Hop” më një grup të njohur kur ka qenë kandidat për Kryetar/Bashkie në Tiranë. Prandaj ai e dëgjon dhe kupton shumë mirë “Tik-takun” e “Akrepave” të Orës së madhe” që po troket deri në Surrel në derën dhe veshin e Kryeministrit. Tik-taku për Ramën ka filluar që me vjedhjen e votave në vitin 2017!

Ka vazhduar me rezistencën e opozitës në parlament dhe protestat lokale. Ka vazhduar pastaj me gjuajtjen me “vezë” dhe me “bojë” të Ramës në Parlamentin e dështuar. Protesta popullore e datës 16 Shkurt 2019 ishte një “goditje” e madhe për qeverinë e Rilindjes.

Largimi e opozitës nga parlamenti i krimit, djegja e mandateve ishte një goditje tjetër për Rilindjen. Dosjet 339 dhe 184, që nëse hapen nga prokuroria, do të jenë një “Tik-tak” i fuqishëm për Kryeminstrin e dështuar dhe oligarkët e tij. Nëse vërtetohet vjedhja e votave në 2017, organizatorët e këtij krimi elektoral do të përfundojë pas hekurave.

Deklarata e PD.-së, se nuk do të marri pjesë në zgjedhjet lokale 2019 në këtë situatë anarkike politike është një vendim i drejtë dhe goditje për Kongresin e P.S.-së që do të pregatisi “vjedhjen” e radhës të zgjedhjeve lokale. Protesta e madhe popullore e datës 16 Mars 2019 e detyroi Ramën të kuptojë situatën social-politike në të cilën ndodhet vendi.

Lajmi që mediat ndërkombëtare e quajnë Opozitën: “Përfaqësuese e madhe e shqiptarëve! Deklarata e Martin Henze kryekëshilltari i CDU. për ekonominë: “Ishte një protestë që të impresionante”! Lajmi që protestat dhe revolta popullore nuk do të ndalen! Lajmi që ditën e Enjte me 21 Mars do të rrethohet Parlamenti ilegjitim!

I gjithë kjo lëvizje opozitare ky “Tik-tak”,do të përfundojë me largimin e Edi Ramës nga qeveria dhe zgjedhje të lira për të gjitha palët. Kurse “përgjegjësia” për të qeverisur e PD.-së ka filluar me deklaratën e Martin Henze: “Basha kryeministër dhe ekipi i tij gati të qeverisë vendin”!

Programi ekonomik i PD.-së, zbatimi i të cilit do të sjellë ndryshime të shpejta e të ndjeshme për qytetarët. Reforma në drejtësi, çfarë çalon në këtë reformë të domosdoshme për të gjithë!? Bashkëpunimi i P.D.-së me CDU-në dhe aleatët e saj në PPE.

Mbështetja e CDU-së të kancelares gjermane Merkel, dhe konservatorëve britanike në muajt e ardhshëm. Programi ekonomik për të kaluar situatën emergjente. Programin për studentët dhe pencionistët. Programi për “konfiskimin” e parave të vjedhura të oligarkëve të Ramës me PPP-të e famshme.

Programi për shëndetësinë dhe mbështetjen sociale, shtresat në nevojë. Pra arritja e opozitës P.D.-së, do të jetë dorëheqja e Edi Ramës, qeveria tranzitore për zgjedhje të lira të pakontestuara nga të gjithë dhe të qeverisurit e mirë për të gjithë.

Arritje tjetër e PD-së, do të jetë Basha kryeministër dhe ekipi i tij gati të qeverisë vendin, përgjegjësi historike që do i’a ngarkojnë të gjithë Shqiptarët. Akrepat e orës po drejtohen drejt fitores së madhe të P.D.-së dhe opozitës dhe popullit të “keqpërdorur” nga Rama me bandat e tija!