Sindikata e Pavarur paralajmëron Ramën: Nëse nuk rriten pagat për arsimtarët, nisim grevën në Maj

160

Në ditën e mëuesit, sindikata e Pavarur e Arsimit shqiptar i bën thirrje qeverisë për rritjen e pagës së mësuesve me 20 % nga 1 maji.
“Qeveria premtoi rritje të pagave të mësuesve me 40%.Nëse nuk nuk rritet paga brenda muajit maj do bejmë thirrje për grevë”, paralajmëron Nevruz Kaptelli, kryetari i kësaj sindikate. 
Ndërkohë, ish-deputetja Dhurata Çupi ka reaguar në ditën e festës së mësuesve mbi situatën në të cilën gjendet arsimi në përgjithësi në Shqipëri,
“Në kohën kur urimi duhet të ishte për mesuesit, të cilët investohen për një brez të ri, sot jemi përballë një situate alarmante të braktisjes së vendit jo vetëm nga të rinjtë por edhe nga mësuesit”, shkruan Çupi në një shenim në faqen e saj në Facebook.
Ish-deputetja shkruan se “afërisisht 250 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit, për shkak se numri nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit”.