Rrethim i Parlamentit sa herë të mblidhet, beteja e madhe me 13 Prill

74

Sa herë të mbledhet Parlamenti ilegjitim po aq herë do të rrethohet nga revolta popullore. Nuk ka më paqe me bandën në pushtet. Thirrja e opozitës drejtuar shqiptarëve është për një betejë të madhe me 13 Prill në Tiranë. Do të jetë një protestë kombëtare

Partia Demokratike ka vendosur që të thërrasë shqiptarët sërish në një protestë të madhe kundër qeverisë dhe kjo është caktuar të mbahet me 13 prill. Ky vendim është marrë gjatë kësaj pasditeje, pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve.