Mijërat e protestuesve mbajnë të rrethuar Parlamentin ilegjitim

138

Mijëra protestues kanë rrethuar Parlamentin duke ju përgjigjur thirrjes së opozitës për të reaguar ndaj një Parlamenti ilegjitim. Protestuesit po ndjekin dorëheqjet publike nga mandati i deputetit të deputetëve të listës pasuese. Protesta është madhështore dhe është organizuar vetëm brenda 24 orëve nga moment kur u shpall nga Parlamenti ora e protestës.
Një mesazh i është drejtuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nga protesta që po zhvillohet përpara Kuvendit të Shqipërisë. Mesazhi është dërguar nga një kandidate e listës së PD-së, e cila e ka refuzuar marrjen e mandatit të dorëzuar nga opozita.
“Sot është dita jonë, – tha zonja. – Asnjë hap pas! Kam një porosi për zotin Lleshaj: ne veriorët, burrat e mirditës dhe burrat malësorë, nuk e kanë pasur zakon t’u shërbejnë horrave të monizmit!
Më pas, fjalën e kanë marrë dy kandidate të listës së PD-së në Sarandë dhe Mat, të cilat e kanë refuzuar marrjen e mandatit të dorëzuar nga opozita. “Unë isha përfaqja direkt e PD në listën e Sarandës dhe sot KQZ më kërkoi të merrja mandatin. Unë nuk mund ta pranoja atë mandat”, theksoi politikania e re.
Protestuesja e radhës vinte nga Mati. “ Zoti Rama, qyteti im është boshatisur, qindra të rinj kanë marrë rrugët e emigrimit, shtëpitë po dalin në shitje, ndaj unë sot nuk e pranoj atë mandat dhe nuk bëhem pjesë e këtij parlamenti.”