Kryekëshilltari ekonomik i CDU mbështet djegien e mandateve: Protestat të ligjshme edhe kur…

128

Martin Henze, kryekëshilltari ekonomik i CDU në Gjermani në një deklaratë të dhënë për mediat është shprehur se korrupsioni i lartë në vendin tonë është penges serioze për investimet e huaja.
Duke qenë se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon zyrtari gjerman tha se kjo sjell pasoja edhe në moszgjidhjen e krizës politike, që është shkaktuar me djegien e mandateve të opozitës.
“Çdo parti vendos vetë se çfarë bën me mandatet e saj, në Europë ka mendime kontradiktore, këtu vijnë informacione të filtruara.
Opozitës në Kuvend i është mohuar e drejta parlamentare, pasi nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimet e marra nga shumica.
Dorëheqja nga mandatet, vendimi demokratik i tyre, protestat janë legjitime, nuk cënohet e drejta e qytetarëve të tjerë. Edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme. Protestat ndodhin në të gjithë botën, mund të jenë edhe më emocionale sesa duhet”, është shprehur Henze.
Zyrtari gjerman komentoi dhe prurjet e reja në Kuvend, ku tha se duhej një interpretim nga Gjykata Kushtetuese.
”Duke qenë se deputetët vijnë nga një listë partiake, atëherë është votuar partia dhe jo deputeti. Prandaj kjo çështje lë debat sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk mund të shprehet”, tha më tej Henze.
“Sa kohë që jemi në një republikë parlamentare, unë mendoj se partitë duhet të përballen në zgjedhje. Ata janë të zgjedhur nga populli dhe të dy palët duhet të tregojnë pjekuri”, u shpreh më tej zyrtari i CDU-së.