Gjama që po i bani popullit tuej, o mjerana të qelbun në pare të pista!

44

Erl KODRA

Dy fjalë për “mendjendriturit flokëbardhë”
Me siguri që ju i njihni ata. I njihni, sepse janë pjesë e shoqërisë tonë, madje janë shumë më shumë se sa kaq; ata i shohim përnatë nëpër ekrane duke bërë akrobaci spektakolare. Njëzet e tetë vjet që bëjnë të njëjtën gjë, njëlloj kllounade rrotulluese. Po shpjegohem.
Në fillim braktisën në masë gjithçka që kishte lidhje me Partinë e Punës. At’botë askush nuk të gjykonte se nga vije, mjafton që të ngrije dy gishtat lart, duke mallkuar nënën Parti që i hante bijtë e saj si kulçedra me shtatë kokë. Jeta e tyre është krejt interesante; sepse ata kanë njëlloj talenti origjinal; talent në poezi, gazetari dhe reportazhe. Ndonjë syresh, karrierën e ka filluar në shtypin e shkruar të Partisë.
Unë besoj se fillimet i kishin të sinqerta, dhe besonin fort në ato çfarë shkruanin. Këtu qëndron edhe arsyeja pse pena e tyre ngjiste, ndërsa fjalët mbanin peshën të rëndë të lirisë. Dy janë kushtet që lexuesi të besojë fort tek fjala jote; raporti me të vertetën dhe sinqeriteti.
Por për fat të keq, njeriu është qenie e brishtë, i tundueshëm nga mëkati i ëmbël i parasë.
Ne jemi një shoqëri që bëjmë korrupsion me gjithçka. Dikush shet shërbimet e shtetit, dikush tjetër shet drejtësi; ne bëjmë korrupsion me gjëra të mëdha dhe të vogla, sipas takatit, sipas taksidarit, sipas ofiqarit. Shpesh është bërë korrupsion edhe me jetën, sidomos me jetën.

Por nuk ka fëlliqësi më të madhe në faqe të dheut se sa korrupsioni me fjalën. Çfarë neverie!
Sepse fjala thuhet masivisht, përhapet si virusi në eter. Që në krye ajo mendohet me qëllim të keq, për të fshehur të vertetën dhe mbuluar mashtrimin. Në të gjitha rastet për shërbime ndaj pushtetit politik dhe ekonomik, në shkëmbim të shumave të majme. Shpesh herë edhe për interesa të qarta anti shqiptare.
Shikojeni se çfarë ndodh sot e gjithë ditën në ekranet e shitura, gazetat dhe portalet. Vështroni se si gulçojnë duke denigruar hiç më pak se opozitën shqiptare. Dëgjoni pak perversitetet që nxjerrin nga goja personazhet me flokë të bardha, në emër të parasë sigurisht, teksa deklarojnë se kanë “identifikuar bashkëpunëtorët e Rusisë” bash në krye të opozitës shqiptare. Të njëjtët, që akrobacitë e çuditshme me fjalën i kanë kthyer në burim të ardhurash.
A e kuptoni se çfarë gjame po i bani popullit tuej, o mjerana të qelbun në pare të pista?
Dhe pretendoni se ne duhet t’i besojmë broçkullat tuaja, ndërsa na i servirni ato nëpër ekrane, të llustruara me fjalor të kuruar, të sheqerosura me portretet tauja flokëbardha, se kinse, ju korifej të fjalës, po mendoni për të mirën tonë, dhe zaten, ju po na ndriçoni që të mos i besojmë opozitës “tradhëtare”?
Me gjithë mend e keni, o kurvat e shpirtit?!
Kaq shumë ju është errur arsyeja prej pares së madhe, sa zhgrryheni si derrat nëpër studio, teksa përpiqeni të na mbushni mendjen me rrena?!
Me rrenat e Edi Ramës, pale!
Kurvëria e grave qoftë bekuar, por kjo e “mendjendriturve” burra është lemeri.