Fakte interesante për trupin e njeriut

220

Nëse mendoni se organet tona të brendshme janë të afta vetëm për frymëmarrje, lëvizje dhe përpunim të ushqimit, atëherë do ta ndryshoni krejtësisht mendimin tuaj pasi ta lexoni këtë artikull.
P.sh., a e keni ditur se acidi juaj i stomakut është aq i fortë saqë mund t’i tretë edhe disa metale?
Dhe kjo nuk është e gjitha, pasi që çdo organ njerëzor ka një super-fuqi të veten.
Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej fakteve më të mahnitshme rreth trupit të njeriut.
Zemra
Le të fillojmë me një prej organeve më të rëndësishme të njeriut:
– Zemra krijon mjaftueshëm presion sa për ta hedhur gjakun deri në 10 metra lartësi.
– Mesatarisht, zemra e një femre rrah më shpejt sesa e mashkullit.
– Çdo ditë zemra i pompon rreth 7570 litra gjak.
Mëlçia
– Organi që kryen më së shumti funksione njëkohësisht është mëlçia. Shkencëtarët e dinë se mëlçia i kryen më shumë se 100 punë të ndryshme.
– Mëlçia mund të ballafaqojë dëmtime të ndryshme. Në parim, mëlçia mund të ri-rritet, ndërsa për këtë i duhen vetëm 25% të indeve origjinale.
– Grekët e lashtë kanë besuar se në mëlçi gjenden të gjitha emocionet njerëzore.
Mushkëritë
– Mushkëritë janë aq të lehta saqë mund të lundrojnë mbi sipërfaqen e ujit.
– Çdo ditë rreth 10,000 litra ajër kalojnë përmes mushkërive tona. Nëse mushkëritë do të kishin qenë të shtrira, ato do të kishin qenë të mëdha sa një fushë tenisi.

– Mushkëritë kanë receptorë të shijesh, të cilët janë të aftë t’i detektojnë shijet e hidhura.
– Ato luajnë rol të rëndësishëm kur është fjala për komunikim ose thjesht për të bërë zëra.
Veshkat
– Funksioni kryesor i veshkave është pastrimi i gjakut nga produktet e panevojshme. Për të pasur sukses në këtë, secila veshkë i ka të paktën 1 deri në 2 milionë filtra të vogël, të cilët quhen nefrone.
– Neve nuk është se na nevojiten 2 veshka, gjysma e njërës mund ta kryejë punën njëjtë sikur 2 veshka.
– Nëse një fëmijë lind vetëm me një veshkë, ajo rritet me peshën e 2 veshkave të kombinuara.
Zorra e vogël
– Këto e kanë marrë emrin nga gjerësia që kanë, pasi që nga gjatësia janë më të mëdhatë në trupin e njeriut. Zorra e vogël është rreth 6 metra e gjatë.
– Ajo i përmban rreth një kilogram baktere.
Lukthi
– Lukthi ka një kapacitet mjaft të madh t ruajtjes, ndërkaq vëllimin mund ta ndryshojë nga 1 në 4 litra varësisht sa i mbushur është.
– Acidi i vet është aq i fortë saqë jo vetëm se mund ta tretë darkën që e hani, por edhe disa metale.
Truri
– Truri është ndoshta i vetmi organ, funksioni i të cilit është paksa misterioz. Ai i përmban rreth 100 miliardë neurone.
– Truri nuk ka receptorë të dhimbjes, me fjalët ë tjera, mund t’i interpretojë sinjalet e dhimbjes, por nuk mund ta ndjenjë dhimbjen.
– Truri ka një memorie prej 100 terabajtëve, që e bën atë një super-kompjuter.