Basha: Më 16 mars takim me historinë, fund sundimit me kriminelë!

65

Lideri i opozitës, Basha, gjatë takimit me studentë dhe pedagogë të universitetit në Durrës, u shpreh se, ka marrë fund koha kur një njeri sundonte vendin me 5 kriminelë. Basha ftoi të rinjtë për një pakt kombëtar për shembjen me themel të këtij regjimi dhe jo vetëm për ndërrim pushtetesh.
“Kurrë nuk u shfaqën në interpelenca për të dhënë llogari dhe sabotuan komisionet hetimore, erdhi momenti për të marr një vendim të madh, Durrësi s’mund të rri në krah të Rrahjas e Cyrbes, por në krah të rinisë. Propoganda e Ramës se të gjithë janë njësoj vdiq. Nuk jemi të gjithë njësoj, ai solli kriminelët ne i nxorëm jashtë. Ai futi ekonominë në kolaps në lavatrice të parave të pista. Ishim të qartë kur i dhamë fund fasadës e parlamentit të krimit. Këto janë faktet, këto janë të vërtetat dhe kusho që do të gjejë sebep për t’u rreshtuar në krah të këtij ‘gjysmagjeli’ renditet kundër interesave të Shqipërisë e shqiptarëve. Provokimet me këta të mjerë do të marrin përgjigje nga opozita duke filluar nga e shtuna me protestën e madhe.
Koha kur vendin e sundonte një njeri me 5 kriminelë ka marrë fund, dhe nuk ka kthim pas deri në fitoren e sovranit, fitoren e rinisë e studentëve shqiptarë. Beteja që kemi nisur nuk është e lehtq. Largimi i Ramës është vetëm fillimi, duhet të largojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e zhvatjes së Shqipërisë, paratë e grabitura duhet t’ja kthejmë qytetarëve, pensionistëve, shëndetësisë e faktulteteve.

Duhet të sigurojmë që vendi të ketë institucione që askush mos marrë më peng të ardhmen, mos detyrojë shqiptarët të ikin nga shtëpitë e tyre, e për këtë na duhet ndihma juaj. Unë kërkoj sot ndihmën tuaj të rinisë, të bëjmë një pakt komëbtar për shembjen me themel të këtij regjimi. Në Europë praktika është e qartë, studentët janë pjesë e vendimmarrjes, po për këtë duhet të demokratizojmë universitetet nuk mjafton thjesht më shumë buxhet për universitetet.
Pa eufori po me vendosmëri do vijojmë këtë betejë për ditë. Opozitën e keni në krah të zhveshur nga cdo pushtet, mandat e privilegj. Ky ndryshim nuk mund të jetë vetëm rrotacion karrigesh duhet ta ndjeni ju. Rruga e Europës ka vetëm një pengesë, Rama dhe pakti i tij me krimin. Në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur ikën qeveria dhe jo shqiptarët prej Shqipërisë. Ju ftoj më 16 mars, të jemi të gjithë bashkë në një takim me historinë, na thërret ëndrra jonë, ëndrra juaj për Shqipërinë si Europa”, përfundoi Basha.