Banorët e Kurbneshit në revoltë: HEC-et po na shkatërrojnë jetën!

100

Banorët e Kurbneshit në Mirditë kanë dalë sot në protestë kundër ndërtimit të dy HEC-ve mbi lumin e Urakës. Ata kërkojnë shfuqizimin e koncesioneve pasi ndërtimi i HEC-ve dëmton rënde këtë perlë të natyrës.
Banorët shprehen të vendosur në rezistencën e tyre për të penguar ndërtimin e HEC-ve në këtë zone. Në mbështetje të banoreve është edhe ipeshkevi i Mirditës monsinjor Gjergj Meta.
“Jo HEC-eve mbi Urakë! Për shkak të meshave në Bukmirë e Katedralen e Rrëshenit, nuk mund të jem në mbështetje të banorëve të Selitës në protestën e tyre kundër ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Urakë.
Por shpirtërisht dhe me gjithë zemrën time jam aty me ta.
Zoti na ka dhanë natyrën, lumenjtë e detet, nuk mund dhe nuk duhet t’i përçudnojmë.
I bëj thirrje shtetit që të mos lejojë të përsëriten gabimet që janë bërë mbi Fan apo në Valbonë a kudo tjetër.
Zëri i komunitetit selitas që jeton aty me shekuj duhet të dëgjohet. Unë jam me ta e do të jem gjithmonë në mënyrë që Uraka e bukur të mbetet sikurse e ka bërë Zoti”, thuhet në reagimin e Gjergj Metës.