1500 vrasës shëtisin të lirë, pse nuk i arreston Lleshi i Ramës?

105

“1500 vrasës ecin të lirë në Shqipëri, pse nuk i kapin këta? Por flasin sikur çfarë bënë me kapjen e grupit të fajdeve në Shkodër në një kohë kur të gjithë këta janë fajdexhinj”, kjo ishte deklarata e Klevis Balliut, ish-deputetit të Partisë Demokratike por pa dhënë më tej argument apo detaje të tjera.
Balliu ishte i pranishëm si çdo mbrëmje tek Unaza e Re, aty ku prej rreth 5 muajsh banorët e Astirit protestojnë kundër projektit që dëmton pronat e tyre.
“Me 16 mars do të ballafaqohemi, dhe do të shohim se si do të dridhet pushteti i Edi Ramës”, tha ndër të tjera ai duke bërë thirrje që në protestën e ardhshme të opozitës të marrin pjesë sa më shumë njerëz që janë të pakënaqur me qeverinë e drejtuar nga Rama.
“Ndaj me 16 mars tek Kryeministria për ti vënë flakën qeverisë dhe sistemit të kapur nga krimi. Nëse nuk e di vallen e Napolonit, do e mësosh më datë 16. Ne e dimë që ti mund të ikësh. Mund të fshihesh kudo, por më datë 16 gjej vrimë miu dhe futu”, tha Balliu.
Ndërkohë nga ana e tyre protestuesit u shprehën se Edi Rama është pushtuesi më i madh që ka njohur vendi.
Edhe pse shiu nuk i ka favorizuar, ata kanë dalë edhe sonte në protestë duke i përcjellë një mesazh të qartë Ramës që ta harrojë se mund të prekë banesat e tyre.

Protestuesit e Astirit iu kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë sa më masiv në protestën e 16 marsit.
Njëri prej protestuesve i ka kujtur Ramës edhe një barcoletë me Stalinin, duke i kujtuar se duhet ta harrojë se mund të kthejë komunizmin duke u marrë shtëpitë.
“Njëherë Stalini u kërkoi disa zyrtarëve të shikonin gjendjen në një fshat që ishte ankuar për jetesën e vështirë. Kur i pyeti se si ishte gjendja, ata i thanë që gjendja ishte më e keqe se çe kishin menduar. Stalini u lumturua, dhe u tha “Shumë mirë. Kështu duhet. Kjo do të thotë që revolucioni e ka arritur qëllimin. Unë i them Edi Ramës, që ta harrojë se mund të na kthejë në komunizëm. Ta harrojë se mund të na marrë shtëpitë. Më 16 mars do na ketë aty, me të gjithë forcat”.