Vokshi me gratë e Kavajës: Mbroni fëmijët nga mungesa e shtetit! 16 Shkurti misioni i çdo nëne!

115

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi organizoi njw takim me gratë dhe vajzat e Kavajës në një moment, kur qyteti është tronditur nga përpjekja e institucioneve qeveritare për të fshehur krimin e përdhunimit të një miture dhe shantazhimit të saj në mjediset e shkollës.
Albana Vokshi argumentoi se, të tilla drama ndodhin, sepse gjithçka, përfshirë arsimin, është i politizuar dhe i shërbejnë partisë më pushtet.
‘Drejtoria Arsimore është e politizuar dhe nuk ështe në shërbim të fëmijëve. Drejtoresha e shkollës udhëhiqet nga urdhri partiak e jo nga ndërgjegja për kujdesin ndaj fëmijëve. Psikologia është bashkëshortja e një eksponenti të PS dhe pothuajse nuk shkon farë në punë për t’u kujdesur për fëmijët.
Policia nuk ekziston për të mbrojtur fëmijët. Qeveria e shikon bashkinë si armik, sepse Kryetari është i PD. Prandaj, kam një mesazh për çdo nënë
Mbroni Fëmijët nga mungesa e shtetit!
Vokshi e kishte të lehtë të gjente gjuhën me nënat e Kavajës dhe t’i ftonte ato në protestën e opozitës më 16 shkurt.

‘Është misioni i çdo nëne të reagojë në mbrojtje të familjes, në mbrojtje të fëmijëve.’- tha zonja Vokshi, e cila ftoi gratë dhe vajzat të refuzojnë modelin e Edi Ramës, që njihet si dhunues i grave fizikisht dhe paikologjikisht, që promovoi modelin e përdhunuesit në krye të bashkisë së Kavajës dhe atë të trafikantit të vajzave në parlament.
16 Shkurtin Albana Vokshi e sheh edhe si kushtrimin e nënave për të protestuar kundër largimit të detyruar të fëmijëve në emigracion.
‘Më 16 Shkurt nënat nuk do të ngrihen për interesin e një partie politike, por për të protestuar për të drejtat e tyre, për të marrë vetë më dorë fatet e fëmijëve të tyre’, tha Vokshi.