Vinicius Jr reagon pas zjarrit që dogji 10 futbollistë të ish-klubit të tij

90

Ylli i ri i Real Madridit, Vinicius Junior, ka reaguar menjëherë pasi u bë i ditur lajmi për zjarrin që e kaploi kampin stërvitor të ish-klubit të tij, Flamengos, duke i vrarë dhjetë persona.
Një zjarr i madh i vrau sot dhjetë futbollistë të rinj dhe i lëndoi tre të tjerë në kampin stërvitor të Flamengos, në Rio De Janeiro të Brazilit. Lajmi u konfirmua edhe nga departamenti lokal i zjarrfikësve, transmeton Gazeta Express.
Tre të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital dhe, sipas policisë, zjarri filloi në atë pjesë të kampit stërvitor ku flenë zakonisht futbollistët.
“Jam duke i kujtuar netët dhe ditët që i kam kaluar në atë kamp stërvitor, është e frikshme! Ende nuk mund ta besoj, por jam duke u lutur për të gjithë! Zoti i bekoftë familjet e të gjithëve”, shkruan Vincius në Twitter.
Sipas informatave të lëshuara nga zjarrfikësit, gjendja tani është nën kontroll.
Vincius kishte qenë pjesë e akademisë së Flamengos, para se të bëhej pjesë e ekipit të parë të këtij klubi në vitin 2017. Gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar, Vinciusi e siguroi transferimin në Real Madrid për 61 milionë euro.