Vdes në Sanatorium nga gripi i derrit 37-vjeçari

178

Një pacient ka humbur jetën sot në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Senatorium. Burimet bëjnë me dije se shkaku i vdekjes mund të jetë gripi. Mësohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një komplikacioni në mushkëri.
Pacienti, 37-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, mendohet se ishte shtruar në spital prej një javë me pneunomi në 2 mushkëritë. Ndërkohë burime nga ISHP bëjnë me dije se përgjigjia për AH1N1 është negative.
Kujtojmë që ky është rasti i katërt i vdekjeve të dyshuara nga gripi, dy prej të cilave janë të konfirmuara nga ISHP.
“Nuk kemi grip derri. Është virus i përfshirë në vaksinën e gripit. Është një vaksinë që në bazë të studimeve që kanë ardhur nga vendet e tjera tregojnë efektshmëri të vaksinës.
Njerëzit të vaksinohen. 50 mijë doza janë prokuruar dhe 50 mijë doza kanë ardhur si ndihmë nga një agjenci amerikane. Fruthi dhe gripi janë dy sëmundje që transmetohen nga rrugët respiratore. Personat që kanë vdekur janë të pa vaksinuar. Kemi patur raste edhe tek fëmijët, por pa pasoja”, tha më herët, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino.