Përmbysje!

66

Bledi KASMI

Kudo revoltë. Mesazhi i një populli që po ringrihet me besimin për të bërë një ndryshim me protestën e 16 Shkurtit është përmbysja.
Kudo, në çdo qytet, ata janë radikalë sepse radikale janë dhe pasojat që po vuajnë nga një grusht pushtash që kanë grumbulluar rreth vetes të gjitha pasuritë dhe të ardhurat e këtij vendi dhe dëfrehen me vuajtjet e një populli, i cili duke u ndjerë si i zënë në çark ka marë rrugët e Europës dhe sot askush nuk di të thotë numrin e saktë të tyre, por sigurisht që janë më shumë se 500 mijë të ikur për kafshatën e bukës.
Kanë menduar se duke i varfëruar do ta kishin më të lehtë ti shkelin me këmbë, ti nëpërkëmbim, ti tallin dhe ti sundojnë, duke harruar se i kanë çuar drejt pikës kritike ku nuk kanë më se çfarë të humbasin pasi kanë humbur gjithçka, madje edhe shpresën dhe tani i ngjajnë luanit të plagosuri i gatshëm për të shqyer çdo egërsisë që i del përpara.
Ata nuk duan asgjë më shumë me 16 Shkurt, ata duan një revoltë të vërtetë ku frenat ti kenë ata dhe vetëm ata. Kur populli ngrihet, fundërrinat bien. Ata duan të jenë me 16 Shkurt, kuksianët që dogjën traun, duan të jenë uragani studentor që shpërbëri qeverinë, dhe tani duan të shtypin me këmbë edhe gjysmëgjelin e mbaruar. Askush nuk mund dhe nuk do t’i ndalë për të qenë vetvetja që vendos.
S’ka forcë që mund të ndalë revolucionin e një populli të tradhëtuar nga kryepushti që hardalliset si sheik me paratë që u grabit njerëzve të këtij vendi që rropaten për të siguruar bukën e gojës. 650 mijë është numri i tyre që ushqehen vetëm një herë në ditë në këtë vend. Po me çfarë ushqehen? Me bukën thatë.
Ndërkohë gjysmagjeli kapardiset duke numëruar miliardat që ka arkëtuar në kontot bankare të parajsave fiskale, udhëton me avionë personal, porosit koncesione duke i kthyer njerëzit në skllevër që duhet të punojnë për të derisa të përmbushet shifra 3 miliardë euro e këtyre koncesioneve edhe për 10 vite të tjera dhe më pas derri i kënaqur shfaqet mediave të shitura si Sokrat u vuajtun.
16 Shkurti është përmbysje popullore, është revansh ndaj padrejtëisë të ngritur në sistem, është nga ato ditë që ndodhin jo shpesh në histori. Dikur kemi rrëzuar partinë-shtet, ndërsa me 16 Shkurt do të rrëzohet shteti-monstër.