Nesër rikthehet i ftohti Siberian, temperatura -8 °C, reshje bore dhe furtunë

205

Temperatura të ulëta dhe reshje bore në zonat malore parashikojnë sinoptikanët për ditën e nesërme.
RESHJET
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit: Sot pasdite (e premte dt.22) dhe nesër (e shtunë dt.23) priten reshje të dobëta. Në disa raste ato do të jenë me karakter të theksuar lokal.
Reshje të dobëta dëbore mbi 800m mbi nivelin e detit, por në zona shumë të kufizuara dëbora mund të shfaqet edhe më poshtë sesa ky nivel (përfshirë edhe perëndimin e vendit), kryesisht si dëborë e përzier me shi.
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të pësojnë rënie. Më konkretisht, ato pritet të arrijnë:
Në bregdet: 0 / 9 °C
Në vendet e ulëta: -1 / 7 °C
Në vendet malore: -8 / 2 °C
ERA
Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Ndërsa nesër era do të fillojë të forcohet shumë në orët e para të mëngjesit dhe do të vazhdojë të fryjë e fortë në pjesën më të madhe të territorit (sidomos në Veri).