Nëna: Në Komisariat nuk më pranuan denoncimin për policin, thanë është me ‘Rilindjen’!

125

Skandali me punonjësin e policisë i cili është arrestuar në Malësinë e madhe pas publikimit të videos po merr përmas edhe më të gjera. Pas arstimit të tij detaje të tjera po publikohen.
Reporteri i A2CNN nga Shkodra thotë se: “Materiali është regjistruar në banesë personale. Video është gjetur nga nëna e vajzës dhe më pas është dorëzuar nga ajo në media, e më tej edhe në polici. Nuk i kanë pranuar denoncimin, të paktën sipas saj, e cila shprehet se në polici i kanë thënë që të mos merret me atë person pasi është malësor e me “Rilindjen”. Disa orë pasi video është bërë publike, është bërë shoqërimi i policit”.
Punonjës i policisë në Malësinë e Madhe u vu në pranga nga kolegët e tij, pasi dyshohet së ka ngacmuar seksualisht më një të mitur.
Arrestimi i Berhan Bajrakurtit u bë pas denoncimit të prindërve, të 15-vjeçares. Këta të fundit kanë parë videot në telefonin e vajzës së tyre dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë.
Ngjara në Malësinë madhe vjen pas asaj të Kavajës ku një 13-vjeçare u abuzua nga disa bashkëmoshatarë të saj. Shoqëria civile protestoi sot në Shkodër, kundër abuzimeve seksuale dhe dhunës.