Henze: Pse kemi besim tek programi i Bashës, do të ofrojmë asistencën gjermane për reformat

138

Kryekëshilltari ekonomik i grupit të CDU ka marrë fjalën në prezantimin e programit ekonomik të PD. Martin Henze tha: “Politika ekonomikenë Shqipëri ka deshtuar. Që nga viti 2013 po asistojmë në shifra papunesia shumë të larta. Zoti Bushati me foli per shifra qe nuk jane te besueshme, sepse vetem nga 2015, nga vendi juaj kane ikur rreth 500 mije njerez. Ajo qe mbetet eshte qe sipas shifrave te dhena nga qeveria, vendin ta kene mbushur qytetare te ardhur nga Kina.
Ne në Gjermani e kemi përvojën e partneritetit me privation, por e kemi të organizuar sipas standardeve komplet të tjera në sektorët e shkollimit, që s’ngjajnë fare me PPP-të që organizoni ju. Mungon atraktiviteti për të investuar tek ju nga ana e të huajve.
Ju keni një nivel taksash më të larta sesa fqinjtë: çfarë prisni atëhere ju? Edhe vetë SHBA po mendon të ulë nivelin e taksave. Një shembull është Republika e irlandës, e cila i ka ulur taksat.
Le të mos flasim për Portin e Durrësit. Kam qenë para 10 vitesh atje dhe isha sërish tani dhe s’kishte asnjë investim tjetër. Siç e përmendi zoti Basha, keni një sistem të lartë taksash.
Ne në Gjermani kemi një sistem të ndërlikuar taksash, por për produktet e shportës i kemi ulur ato në 7,5 %, çka ka sjellë rritjen e konsumit.
Them zoti Basha që kur të vini në pushtet të bëni një bilanc të të gjithë sistemit tatimor, duke e parë gjendjen me realizëm.

Mungon forca punëtore e kualifikuar. Ata po ikin jashtë. Njerëzit nuk janë të lumtur këtu dhe atyre u duhet shkuar në ndihmë.
Nëse kjo situatë do të ishte në Gjermani, jam isigurtë që brenda disa javësh do të kishim një ndryshim të qeverisë. Ju jeni duke hartuar një koncept të njerëzve të zellshëm që duan të punojnë e të kenë një të ardhme këtu. Ky është koncepti i PD, pra diçka e dobishme jo veç për sipërmarrësit që janë këtu, por për çdo biznesmen.
Nëse nuk ju nuk pyesni tani, në të ardhmen do të jetë edhe më e vështirë, sepse eshtë e nevojshme zoti Basha që reforma të ndodhë domosdoshmërisht. Sigurisht reforma politike në fillim, që të futeni në BE, por edhe që të krijoni kuadrin e duhur ekonomik. Ne sipërmarrësit dhe politikanët e ekonomisë, ne do të jemi krah PD dhe sipërmarrjes që tregojnë kompetencë, duke ofruar asistencë në hartimin e kësaj axhende që do kohën e vet e ndoshta ka edhe dhimbje. Pas kësaj axhende, jam i sigurtë se në Shqipëri do të fillonin të rivinin investitorë nga Evropa, Gjermania, Franca e gjetkë.
Ne kemi besim se Basha dhe grupi i tij do t’i ndërmarrë këto reforma dhe ne ju garantojmë asistencën tonë për aq kohë sa ajo t’ju duhet.’