Deputeti i Kosovës: Veliaj, pjesë e krimit të organizuar, na grabiti 1.6 milionë euro

150

Biznesmeni nga Kosova, Ramiz Kelmendi ka lëshuar akuza të rënda ndaj Erion Velaijt.
Duke folur live nga Stambolli për SYRI.net, Kelmendi ka akuzuar Veliajn se ka qenë mbështetës i investimit, deri në momentin që janë paguar 1.6 milionë euro për leje dhe taksën e infrastrukturës.
Por pas pagimit të shumës prej 1.6 milionë Eurosh nga firma e Kelmendit, Veliaj i ka kërkuar përfaqësuesit të biznesmenit kosovar, që toka ti falej bashkisë si formë dhurate.
Këtu kanë nisur edhe përplasjet, që kanë arritur kulmin me shkatërrimin nga Bashkia e Tiranës të investimit të bërë nga firma nga Kosova.
Pjesë nga intervista e dhënë për gazetarin Alen Xhelili
-Sa para është paguar nga ju?
Janë paguar 1.6 milionë euro për dokumentet dhe lejet e bashkisë.
-Keni qenë në dijeni nga bashkia për shpronësim apo për zhvillime të tjerë?
Procesi i lejeve ka zgjatur më shumë se 2 vite dhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë diskutim për zhvillime. Kam biseduar me bashkinë dhe me Veliajn dhe e kam pyetur a ka zhvillime dhe më është shprehur se nuk asnjë zhvillim, pasi terminali sipas tij ka tokën e vetë.
Ai nuk na ka thënë asgjë në lidhje me leje zhvillimore apo gjë tjetër.

-Nëse do ishit në dijeni të një projekti, do kishit aplikuar për leje dhe të kishit paguar 1.6 mln euro?

Unë e kam pyetur kryebashkiakun a është e lirë kjo pronë? Për asnjë moment, deri kur kam paguar paratë gjithçka më kanë thënë se është e rregullt dhe ligjore. Nuk duhej të ishin paguar të gjithë ato para. Shikoni, nëse ka dokument shpronësimi që është bërë në ministrinë e Transportit që ka pasur shpronësim dhe ka nënshkruar Veliaj për investimin, ky është një krim i organizuar mes Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenëve të ndryshëm, për ti shkaktuar dëm kompanisë time.
Skandali
Pas pagimit të shumës prej 1.6 milionë Eurosh nga firma e Kelmendit, Veliaj i ka kërkuar përfaqësuesit të biznesmenit kosovar, që toka t’i falej bashkisë si formë dhurate.
Këtu kanë nisur edhe përplasjet, që kanë arritur kulmin me shkatërrimin nga Bashkia e Tiranës të investimit të bërë nga firma nga Kosova.
Pa hyrë në themel të konfliktit mes palës private dhe palës shtetërore, nga verifikimet rezultojnë fakte për të cilat Bashkia Tiranë ka detyrimin ligjor të japë shpjegime.
Sipas Departamentit Anti-korrupsion në PD, së pari, për zonën në fjalë, (Mëzez, kthesa e Kamzës) qysh në 2013 është në fuqi projekti i financuar nga IFC për ndërtimin e një terminali multimodal.
Pikërisht në zonën objekt i projektit, në 31 tetor 2018, Bashkia Tiranë ka miratuar leje ndërtimi për qendër tregtare, në favor të shoqërisë “Elkos” shpk.

Shoqëria përfituese e Lejes së sipërpërmendur, në vijim të miratimit të saj dhe në përputhje me detyrimin ligjor, ka kryer pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, me vlerë 157,977,643 lekë (1,25 mln Euro).
Në reagimin e tij kryetari i Bashkisë Tiranë tërthorazi pranoi se leja e ndërtimit e lëshuar prej tij, nuk mund të zbatohet. Për këtë ai përmendi falsifikime dokumentash e marifete.
Por në të vërtetë Bashkia Tiranë në 2016 ka qenë pjesë e procesit të njohjes të pronësisë, duke kryer ajo vetë afishimin publik, me fuqi ligjore pranë Njësisë Administrative Kashar.
Së dyti, siç u përmend më sipër dhe siç e pohoi vetë titullari i institucionit, për këtë zonë ka një projekt në fuqi. Vetë Veliaj pohoi vullnetin për zbatimin e tij.
Pyetjet që presin përgjigje nga Bashkia e Tiranës dhe vetë Erion Veliaj:
Përse Bashkia Tiranë miratoi leje ndërtimi në zonë për të cilën ka një projekt që pret të zbatohet?
Përse Bashkia Tiranë pranoi edhe pagesën e taksës prej 1,2 mln euro nga subjekti privat kur nuk kishte vullnet të lejonte zbatimin e lejes së miratuar nga ajo vetë?
Kush mban përgjegjësi për shkeljet e të drejtave që gëzon subjekti privat, të drejta të cilat i ka fituar duke respektuar procedurat ligjore?