Berisha: Si Rama komunikon me vrasësin e 4 policëve, mesazhi kërcënues që ka marrë

118

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë të qartë se pas lirimit nga akuza me burgim të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit për vrasjen e 4 policëve qëndron Edi Rama. Berisha ka bërë të ditura disa fakte të panjohura për lidhjet dhe komunkimin e Ramës me Dritan Dajtin. Berisha i ka bërë të njohura faktet e reja përmes pyetjeve retorike. “Pyetetni ramën se çfarë i ka thënë Dritan dajtit përmes Marko Dajtit që e futi në koalicionin e tij në zgjedhjet e vitit 2013”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri tregoi se komunikimet e Ramës me Dritan dajtin janë në vijimësi. “Pyeteni se cili është mesazhi që Rama ka marrë nga Dritan Dajti dhe si e ka kërcënuar”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se, ai mori dënimin e merituar kur ai ishte kryeministër, ndërsa akuzoi Ramën për lidhje me të.
“Sa i përket Dritan Dajtit ka marrë atë që meriton nga qeveria ime. Ai që ka shkruar raportet në Wikileaks nuk është më në adminsitratën amerikane. Edhe ky që më tha “burrë shteti” nuk është më aty. Ka një vlerësim atje për çdo gjë. Administrata amerikane kanë një gjë shumë të mirë, ka komunikim të lirshëm. Dhe unë flisja për të sqaruar çdo gjë. Drejtor ishte Ahmet Premçi. Ai ka drejtuar operacionin. Edi Rama ka qenë i lidhur. Ç’lidhje ka patur para 2005-ës me Shullazin dhe Dajtin? Çfarë premtimi i ka dhënë Marko Dajtit kur e mori në koalicion përballë Berishës? Ç’janë ata qytetarë që e vizitonin Dajtin në qeli si të ishte një Guru. Berisha e dënoi përjetë Lulzim Berishën. Rama dhe Dako e liruan. Aldo Bare e arrestoi Berisha, ndërsa Rama i çoi ministrin në qeli. Edhe për Kostandin Xhuvanin tha: “Do vuajë vite të gjata në burg” dhe nuk u dënua me burgim të përjetshëm. Dini ndonjë rast tjetër të vriten 4 njerëz dhe të mos dënohen me burgim të përjetshëm, përveç Dajtit dhe Xhuvanit?”, u shpreh Berisha.