Zbulohet dokumenti, ja kush është militanti i PS që futi policët në Universitete

127

Në një letër të bërë publike në media, zbulohet se administratori i Universitetit të Tiranës i ka kërkuar Policisë që të ndërhyjë në Fakultete.
Skerdi Dafa, në shkresën drejtuar policisë, thuhet se prania e efektivëve është e nevojshme edhe për ruajtjen nga dëmtimi i ambienteve që kanë bërë disa individë. Po ndryshe nga sa thuhet në mediat pranë qeverisë, Dafa nuk është një emër i panjohur në PS.
Ai ka qenë më herët ish-zv.Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, dhe ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit, ndërsa jo pak herë është cilësuar si militant. Bordet e Administrimit janë akuzuar dhe më herët si të kapura nga qeveria, ç’ka bën që Universitetet mos të kenë autonominë reale dhe të shumëkërkuara.