Vokshi: Duhet të bëjmë çmos që dy projektligjet antimedia të mos kalojnë në seancë plenare

79

Në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer Stiftung (KAS), Partia Demokratike po organizon tryezën “Media e lirë, shoqëri e lirë – rreziku i heshtjes me ligj”. Deputetja Albana Vokshi falenderon të gjithë përfaqësuesit e medias për pjesëmarrjen.
“Jemi në një klimë ku ka censurë dhe korrupsion ndaj mediave, thotë Vokshi. Pas njoftimeve tona, edhe AMA ka luajtur zhurmuesin dhe ka shpikur në të njëjtën orë një “tryezë konsultimesh” me median. Gjej rastin të falendroj kryetarin e KAS, zotin Glose, që iu përgjigj interesit tonë për të organizuar një tryezë lidhur me dy projektligjet e hartuara nga qeveria, të cilat vendosin nën shantazh e censurë median e lirë.
Duhet të bëjmë gjithçka që këto dy projekte antimedia të mos kalojnë në seancë plenare në parlament”, deklaron deputetja Vokshi.