Video/ Studentët i këndojnë Ramës: S’jemi dele siç do ti, do t’i marrim nji më nji!…

111

Studentët protestues jo vetëm nuk po dorëzohen për plotësimin e kërkesave të tyre, por revolta sa vjen e po bëhet më interesante, sepse dita -ditës ata po gjejnë forma të reja për të shprehur revoltën dhe ushtruar presion mbi kryeministrin.
Një risi është kjo e sotmja, kur një student, talent i iso labes me sa duket, ka mbledhur shokët e tij dhe ia ka thënë me vargje të zgjedhura, mesazhin e të gjithë shokëve të tij, kryeministrit deputet të Vlorës.

….E na flet për edukatë,
I gjati kryeministër
Nesër do të na thotë gomerë
Kërkon të na vërë kapistër!

Jepi Edvin kryetari,
Një për një të gjithë na shajnë,
Ne të gjithë jemi fajtorë,
Vetëm ti nuk paske faj!

S’jemi ngelës, s’jemi qenë,
S’jemi dele siç dot ti
Për tetë pikat kemi dalë,
Do t’i marrim nji më nji!

Nje isopolifoni per Edramen! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 11. Januar 2019