Vazhdon ngujimi, studentët: Policia nuk na lejon të marrim ushqime!

63

Vazhdon ngujimi i studentëve. Studentët e Arkitekturës shprehen se rojet nuk i lejojnë të dalin, aq më tepër të marrin ushqime.
“Unë tani ndodhem pranë universitetit të Arkitekturës, ku studentë kanë vendosur të ngujohen. Dyert e jashtme dhe të brendshme janë të mbyllura, rojet dhe policia nuk lejojnë studentët as të dalin as të futen. Unë momentalisht kam në lidhje telefonike një nga studentët.
E njëjta situatë është edhe aty, por në ndryshim nga arkitektura dyert janë të hapura. Studentët në Fakultetin Ekonomik po zhvillojnë një tryezë bisedimesh, por aty nuk ka më incidente“, u shpreh ajo.
Në një intervistë për Fax News, një student i Inxhinierisë i ngujuar, u shpreh se rojet kërkojnë me ngulm emrat e tyre, duke thënë se është për shkak sigurie.
“Jam një student i inxhinierisë, nuk lejon as ushqimet, jemi rreth 40-50 studentë. Kemi që në orën 3 që nuk na lejojnë as ushqimet që të futen. Jemi në korridore. Jemi që në orën 12 nëpër korridore. Të gjitha klasat janë të mbyllura dhe nuk ka ngrohje. Nuk lejohen të futen ushqime në fakultet. Kjo është një lloj greve e imponuar,” u shpreh ai.