Studentët e ngujuar: Ja hapi i radhës që do të ndërmarrim!

125

Vijojnë protestën studentët e fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës ku përmes bojkotit dhe ngujimit nëpër institucionet ku ata studiojnë, shprehen të vendosur për t’i qëndruar deri në fund kauzës së tyre për realizimin e kërkesave të adresuara ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit Edi Rama.
Studentët e Arkitektuarës, të cilët e kanë kaluar natën brenda godinës së Fakultetit, u shprehën për Fax Neës se rezistenca e tyre do të vijojë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.
Ata tregojnë se kanë kaluar gjithë natën nëpër korridoret e fakultetit ku sipas tyre, e kanë patur shumë të vështirë për shkak të temperaturave tepër të ulta dhe mungesa e mjeteve të ngrohjes.
Gjithashtu edhe studentët e Drejtësisë vijojnë të qëndrojnë të ngujuar. Atyre u janë bashkuar në formë sensibilizimi edhe disa studentë të Fakultetit të Shkncave të Natyrës. Studentët shprehën se, “Nëse nuk realizohen kërkesat do ta përshkallëzojmë protestën duke përdorur çdo mjet të mundshëm”.
Ata vijojnë ti mbajnë të mbyllura dyert e Fakultetit ndërkohë që ndryshe nga netët e tjera u është lejuar futja e ushqimit dhe përdorimi i mjeteve të ngrohjes.
Studentët në këto momente janë duke bërë një mbledhje ku po diskutojnë me njëri-tjetrin për qndrimin apo formën e protestave për ditët në vijim.

I kemi futur ushqimet nga dritaret e tualeteve
Ndërkohë që ngujimi nëpër auditore vazhdon, një nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës ka zbuluar sesi kanë arritur të fusin ushqimet nga dritaret e banjove.
“Duke qenë se studentët kanë vazhduar me bojktotin , në një moment rojet kanë mbyllur derën me zinxhirë. Studentët kanë refuzuar të dilnin në një moment kur policia private është futur, ka patur një përplasje mes policisë private dhe studentëve.
Studentët nuk kanë patur ushqime përveç makinetave. Kanë qenë një grup qytetarësh që kanë sjellë ushqime, nuk na kanë lejuar. Kemi shfrytëzuar momente qetësie dhe i kemi futur ushqimet nga dritaret e banjove. Është jashtë mase e vështirë që të ngrohet fakulteti.
Prindërit janë motivues, por edhe me atë frikën e prindërit ti e di vetë, por kujdes”, u shpreh ai.