Studentët e Elbasanit, me gjithë kërcënimet nga pedagogët nuk e ndërpresin protestën

53

Edhe në qytetin e Elbasanit studentët vijojnë të protestojnë dhe sot ata kanë denoncuar kërcënimin që ka ardhur nga pedagogët e universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Një student i fakultetit të Infermierisë në Elbasan duke folur për mediat shprehet se, ata janë kërcënuar me mungesa nga pedagogët. Kjo sipas studentit Visar Jashari, është në kundërshtim të plotë me urdhërin e dekanit, i cili kishte njoftuar më parë se mungesat e tyre nuk do të merren. Studentët shprehen se nuk tremben nga kërcënimet dhe do ta vijojnë protestën e tyre derisa të plotësohen të gjitha kërkesat.
Krahas Elbasanit, protesta vijon edhe në disa fakultete në Tiranë, ku studentët kanë zgjedhur të ngujohen brenda ambienteve të fakuklteteve deri nëplotësimin e 8 kërkesave.