Regjizorët e ndarjes së Kosovës në panik!

164

Enver Bytyçi

Disa portale kanë lansuar në faqet e tyre një lajm, që siç thonë ato, e kanë marrë nga Klan Kosova e Baton Haxhiut. Sipas këtij lajmi batonist “Amerika i kërkon Haradinajt ta heqë urgjent taksën ndaj Serbisë”. Refuzoj kategorikisht që këtë lajm ta marr si të vërtetë për disa arësye:
1. Lajmi i lartpërmendur dallohet për një gjuhë kërcënuese për Kosovën. Një gjuhë të tillë Amerika nuk e kishte përdorur as kundër Milosheviçit derisa NATO vendosi ta bombardojë Serbinë. Prandaj jam i bindur se ajo deklaratë është shkruar nga dora e diversionistit serb me emrin Baton Haxhiu nën regjinë e Aleksandër Vuçiq, Edi Ramës dhe Hashim Thaçit.
2. Se letra që gjoja amerikanët i paskan dërguar zotit Haradinaj e me të cilën e kërcënojnë se “Nëse nuk heq taksën do të mbash përgjegjësi dhe do të rrezikosh miqësinë e Kosovës me SHBA-të” është e fallsifikuar nga regjizorët dhe aktori Baton Haxhiu, dëshmon fakti se ajo letër serviret në emrin e dy institucioneve më të rëndësishme amerikane, përkatësisht Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Departamentit të Shtetit. Eshtë praktikë e paprecedentë në vepritarinë diplomatike amerikane që këto dy institucione të bëjnë letra dhe deklarata të pëbashkëta edhe për çeshtje shumë më të rëndësishme sesa taksa e Kosovës kundër mallrave serbe. Ndaj dhe gësnjeshtra e katërshes Ramma-Vuçiq-Thaçi-Haxhiu duket të jetë shumë e trashë.
3. Kjo letër imagjinare e plasuar në ekranin e mashtruesit televiziv të Klan Kosova tejkalon çdo fantazi diplomatike, sepse në falsifikimin e saj hartuesit kanë bërë kujdes të rikthejnë autoritetin e Mogherinit duke theksuar se “SHBA-të njohin rolin e saj në bisedimet Kosovë-Serbi”, një pohim krejt i panevojshëm në diplomacinë amerikane për këtë çeshtje.

Kjo të jep nubdësinë që të bësosh se lajmi dhe letra janë hartuar si mjet diversion i klanit serb të Kosovës dhe Shqipërisë për shkatërrimin e shtetësisë dhe sovranitetit territorial të Kosovës kundër pjesës tjetër kundër këtij projekti! Për pasojë del arësyetimi se ata që kanë interes për promovimin e Mogherinit janë gjithashtu hartuesit e kësaj letre të paqenë. Amerikanët e kanë kritikuar ashpër rolin e saj në bisedimet e Prishtinës me Beogradin.
4. Një detaj tjetër që e bën këtë letër të gënjeshtërt, lidhet me faktin se në tekstin e saj kritikohet ajo që në listën e mallrave të taksuara janë shtuar artikuj të tinj. Eshtë absurde të besosh se dy institucionet më prestigjioze amerikane të hyjnë në detaje kaq të hollësishme në një kërkesë të tillë!
Se letra e Presidentit Trump për Thaçin ishte pjesë e lobimit proserb të presidentit të Kosovës, këtë fakt e kam përmendur që ato ditë. Por që mendja e Ramës dhe Batonit do të fluturojë kaq larg në stratosferën medituese, këtë vërtet që nuk do të mund ta parashikonin as profetët! Megjithatë kjo letër e rreme amerikane dëshmon se klani i interesuar për shkatërrimin e Kosovës është në panik, ndërkohë që marrëzitë e tij janë e do të jenë epike!
Ndalohet botimi pa lejen e autorit!
Tiranë, më 14.01.2019