Policët civilë provokojnë dhe ushtrojnë dhunë ndaj studentëve të ngujuar, thyejnë xhamin e Fakultetit!

70

Tensionohet situate tek Universiteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Bëhet e ditur se në godinën e Fakultetit të Arkitekturës, një polic civil ka thyer xhamin nga breda për të treguar që studentët janë të dhunshëm.
Megjithatë, studentët nuk kanë rënë pre e këtij provokimi pasi i kanë bërë video dhe personit që i ka thyer i kërkojnë që të nxjerrë dorën nga xhepi pasi e kishte të gjakosur.
Në një video tjetër ata shprehen se, civilët nuk i kanë lejuar që të filmojë ku u kanë hequr celularët nga dora madje kanë tentuar edhe t’ua thyejnë.
Një grup studentësh janë ngujuar brenda ambientëve të fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Gjithashtu ata pohojnë se nuk po i lejojnë shokët e tyre të fusin ushqime në godinën e universitetit ku po qëndrojnë prej orësh.
Ndërkohë gjatë një tentative për të dalë nga godina, studentët janë përplasur me rojet private dhe sipas tyre administratori i rojeve ka ushtruar dhunë ndaj tyre.
Rojet private kanë rrethuar godinën dhe kanë kyçur dyer duke mos lënë asnjë njëri as të futet as të dalë, ndëkohë që jashtë fakultetit ka dhe prani të policisë.
Stundentët shprehen se i kanë mbyllur dhe kanë mbi 10 roje private që qendrojnë aty, ndërkohë që shtojnë se janë dhe pa ngrënë.
Në një intervistë për Fax News, një student i Inxhinierisë i ngujuar, u shpreh se rojet kërkojnë me ngulm emrat e tyre, duke thënë se është për shkak sigurie.
“Jam një student i inxhinierisë, nuk lejon as ushqimet, jemi rreth 40-50 studentë. Kemi që në orën 3 që nuk na lejojnë as ushqimet që të futen. Jemi në korridore. Jemi që në orën 12 nëpër korridore. Te gjitha klasat janë të mbyllura dhe nuk ka ngrohje. Nuk lejohen të futen ushqime në fakultet. Kjo është një lloj greve e imponuar”, u shpreh ai.