Plagoset studentja në Qytetin Studenti

101

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Qytet Studenti tek godina nr 7. Burime bëjnë të ditur se një studente është plagosur pasi i ka rënë etazhieri në kokë.
Ky rast tregon gjendjen e rënde në konviktet e Qytetit Studenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 30 minuta më parë.
Studentët të cilët jetojnë në Qytetin Studenti kanë denoncuar kushtet e vështira në të cilat jetojnë çdo ditë brenda godinave të nxënësve.
Lorena Manjani është një nga studentet, e cila thotë se në godinën ku është strehuar mungon uji, sapuni, letra higjenike, dyert e tualeteve janë pa çelësa, ndërkohë, dyshekët ku flenë janë të shkatërruara.
Lorena rrëfen, se zërin e ka ngritur, por deri tani drejtuesit e qytetit të nxënësve nuk kanë ndërhyrë për zgjidhjen e problemit.
Lorena Manjani, student: Ka dy vite që jetoj këtu dhe çdo ditë përballemi me probleme nga më të ndryshmet që kemi në godina. Problemet nisin nga ndotja akustike, dushet me orare, nuk ka ujë të rrjedshëm, pajisjet janë të amortizuara. Dyshekët janë të amortizuar, dyert nuk mbyllen me çelës, që do të thotë, se studentët kryejnë nevojat personale në mënyrë të ekspozuar. Dua të mirëmbahen këto pasjisje që janë. Kam ëkrkuar tek drejtoria e qytetit studenti por marr të njëjtën përgjigjie që godinat do rikonstruktohen.
Për të nxjerrë në pah këto problematika, studentët kanë bërë një anketim, ku vetë banorët e këtij qyteti, pranojnë kushtet e vështira ku jetojnë, por I bëjnë apel Avokatit të Popullit që të shkojë dhe shohë nga afër kushtet ku ata jetojnë.
Ogerta Ujkashi, studente: Mendojmë të bëjmë diçka pak më të thelluar. Ne nuk kemi gjetur asnjë rregullore sesi funksionon konvikti. Do të studiojmë më thellë sesi është rregullorja dhe pse shërbimet nuk iu jepen studentëve, atëherë do i drejtohemi drejtorisë. Nga ana tjetër, i bëjmë apel Avokatit të Popullit që të vijë dhe të shohë nga afër situatën e studentëve.
Një tjetër problem është edhe marrja e raporteve mjeko-ligjore në mënyrë fiktive, për akomodimin në godina, duke vënë në rrezik jetën e nxënësve.