Pedagogu thirrje Ramës e Lleshajt: Largoni policinë nga studentët!

37

Analisti dhe pedagogu, Agron Gjekmarkaj i pranishëm në tryezën e opozitës ku u fol për lirinë e medias, ka komentuar dhe ngjarjet e ditës së sotme ku policia ka rrethuar Fakultetet e Tiranës.
Gjekmarkaj i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që të mbaj larg policinë nga Fakulteteve dhe të mos dëgjojë thirrjet e administratoreve militant të PS-së.
“Kjo konferencë shtrihet në shtratin e një paradoksi. Ne flasim për të ruajtur lirinë e fjalës nga ligji anti-shpifje që ka prezantuar qeveria kur një vatër lire, siç është universiteti publik po humbet lirinë e tij në sulmet politike e policore të Edi Ramës tejet në panik nga protesta studentore.
Kryeministri prek një muaj fyen dhe përqesh pedagoget madje shpif ne shume raste ndaj tyre dhe solidariteti nuk është i duhuri nga njerëzit e medias. Mendoj qe secili prej nesh të bëjë një reagim, një status një shkrim duke dalë nga kjo sallë në mbështetje të studentëve, pra diçka konkrete.
Po ashtu gjej rast ti bej thirrje ministrit të Brendshëm të ketë reference arsyen dhe standardet që mundimshëm janë arritur gjatë këtyre 30 viteve dhe jo zellin Oreullian të Edi Ramës për të marrë në kontroll çdo gjë me kërcënime policore. Policia duhet të rrijë larg studentëve përtej thirrjeve që bëjnë militantet e administrimit të UT. Një pyetje e kam për Kryetarin e opozites sepse shoh që shoqëria civile OJF-të pothuaj si shtojca te qeverise e kane humbur peshën, pra opozita mbetet alternativa por kemi vite që vetëm konstatojmë por gjerat përkeqësohen, denoncohet korrupsioni por ai shtohet, një km rruge shkon 20 milion euro. Cila është formula për ta ndalur ketë tendence te rende? Cila është mënyra për te mbrojtur mediat nga ligji antishpifje?”, ka thënë Gjekmarkaj.