Pas presioneve, Rama tërhiqet nga koncesioni 365 milionë euro, gënjen për studentët

163

Pas presioneve të mëdha publike dhe pasi opozita e përfshiu koncesionin 365 milioonë euro për 20 kilometrat e rrugës Thumanë-Kashar, rama është detyruar që të tërhiqet me turp nga ky projekt korruptiv dhe i një vjedhje gjigande që i bëhej parave të taksapaguesve.
Po sot Rama ka gënjyer duke thënë përmes ministres së tij se këto para do të shkojnë për Universitetin, në një kohë që është një mashtrim i pastër sepse Rama nuk ka parashikuar buxhet të tillë për arsimin që të jetë i barabartë as me 20 kiloemtra rrugë që ai do të vidhte me segmentin Kashar-Thumanë.
Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar ndërprerjen e PPP të aksit Kashar-Thumanë, fondi i së cilës do shkojë në favor të Draft-Paktit për Universitetin, të prezantuar pak kohë më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.
“Ky është komunikimi im i parë zyrtar. Uroj që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kam vendosur të bëj ndërprejen e Partneritetit Publik-Privat të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm”, u shpreh ajo.