Ministria e Jashtme, që sot nevojtore personale e Ramës!

92

Ish-Kryeministrin Sali Berisha shkruan se, kryeministri Rama në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit dhe ligjit organik të Këshillit të Ministrave, i delegoi detyrën Gent Cakos për “meritën e vetme se është shprehur për copëtimin dhe tregtimin e trojeve shqiptare”.
Reagimi i plotë i Berishës
Ministria e jashtme që sot nevojtore personale e Zografit Bis!
Të dashur miq, pa iu tharë boja dekretit antikushtetues të emërimit të tij, edhe ministër i jashtëm, skiziodi primitiv, hakmarrës Zografi bis vrapoi të shndërrojë ministrinë e jashtme të vendit në një nevojtore personale.
Ai, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit, ligjin organik të Këshillit të Ministrave i delegoi detyrën mender hales së tij në atë ministri, për meritën e vetme se është shprehur për copëtimin dhe tregtimin e trojeve shqiptare dhe që nuk guxon të afishoje veten se cili është. Ndaj atij, që Zografi bis i delegoi sot detyrën, deri sa Gjykata Kushtetuese të vendosë ndryshe, rëndon refuzimi me dekret kushtetues të presidentit të Republikës si i padenjë për postin e ministrit të jashtëm.
Por për të ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojnë dhe sot ai provoi se ndjehet më komod si një jashtëqitje e Edi Ramës në atë detyrë se sa një njeri civil i lirë që respekton Kushtetutën, ligjet e vendit.