Meta i përgjigjet Ramës: Ministria e Jashtme nuk mund të jetë autoshkollë ku ustai i madh…

78

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me çështjen e ministrit të Jashtëm.
Në një status në Facebook, Meta shkruan se, ‘ministria nuk mund të jetë një autoshkollë ku ustai kërkon ‘gjeniun’.
Reagimi i plotë i presidentit Ilir Meta
Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla, e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria o ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.
SHQIPËRIA E PARA.