Mero Baze paditet penalisht nga pedagogia, ja për çfarë e akuzon

64

Pedagogia e cila u bë e njohur për shkak të qëndrimeve të saj të palëkundura në favor të studentëve dhe protestës së tyre për plotësimin e 8 kërkesave themlore, Ilirjana Kuçana ka paditur penalisht gazetarin Mero Baze për shpifje.
Sipas saj, lajmi i publikuar një ditë më parë nga mesia e tij, ku thuhej se Pedagogia po u shpërndante para studentëve është i rremë.
Kuçana dha për Faxweb.al, se ky lajm nuk është asapk i vërtetë dhe se në foto e publikuara po merrte para nga i shoqi, Agron Xhafa, për të blerë një tortë me rastin e ditëlindjes së një prej studentëve protestues.
Më tej Kuçana, u shpreh se nuk lejon askënd që të nëpërkëmbë integritetin e saj, e për këtë i është drejtuar sot Prokurorisë për Padi penale ndaj gazetarit Baze.