Kryemadhi me tone të ashpra: Nuk e tradhtojmë Shqipërinë!

38

Me tone të ashpra nga Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi deklaroi se kjo parti nuk do të tradhtojë kurrë interesat e shqiptarëve.
Kryemadhi me zë të lartë tha se, ‘ashtu siç do të luftojmë për shtëpinë tonë, do të luftojmë edhe për Shqipërinë’.
“Partia jonë që e ka emrin LSI është ajo parti politike, e cila në asnjë moment nuk do të tradhtojnë gjakun e mijëra burrave dhe grave që dhanë për Shqipërinë tonë të pavarur dhe krenare. Kjo parti s’do të tradhtojë kurrë flamurin që valëvitet krenar dhe që qeveria e krimit kërkon t’i uli kokën. Ju qe keni këtu, japim fjalën sot në emër të LSI, votuesve tanë që ne nuk tradhtojmë Shqipërinë, vendin tonë, Atdheun tonë. Ai vend që ka mbijetuar me mijëra shekuj. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ashtu siç luftojmë edhe për shtëpinë tonë do luftojmë dhe për Shqipërinë.
Sot Shqipëria më shumë se kurrë ka momentet e saj më të vështira. Ne nuk duam ta harrojmë idealin politik. E vetmja ideologji që duhet të qarkullojë është “Shqipëria është atdheu jonë, Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është atdheu ynë, për të cilën ne duhet të kujdesemi si të ishte shtëpia jonë.
Nuk e dija se çfarë ishte pluralizmi politik, por vetëm një gjë dija që kompromisi me të shkuarën nuk është gjë tjetër veçse të jesh dhunuese me popullin. Kuptova që populli është ai që të ngre në piedistal dhe ai që të tërheq zvarrë.

Të rinjtë na dhanë besim se të bashkuar kemi për të fituar patriokisht. Sot ne jemi të bindur që kemi një rrugë, është një rrugë që do të na ndajë nga një e keqe shumë e madhe. Është rruga e përballjes me të keqen, që duhet të na sakrifikojë nga çdo gjë, se çdo prind e jep jetën për fëmijën. Nuk pamë 300 mijë vende të reja pune, por pamë qindra mijëra biznese të mbyllura dhe të falimentuar, pamë lot nënash që qanin se nuk kishin mundësi. Ne e dimë shumë mirë premtimin që u bë nga rilindja për uljen e TVSH, në mënyrë që familjet e varfëra të kenë pak bukë më shumë në tavoline. Jo vetëm që nuk u bë por çmimi i energjisë elektrike u rrit më shumë. Mos kthehemi më te shëndetësia falas, apo te utopia që është shëndetësia falas. 57% e buxhetit të shëndetësinë paguhet nga shqiptarët. Shqiptarët kur shkojnë në spital dhe paguajnë për ilaçe për doreza, për mjekët, infermierët, sanitarët dhe çdo gjë.
Arsimi. Kemi dëgjuar për arsimin këtë muaj më shumë se çdo gjë tjetër. Jo vetëm që kemi një premtim qesharak dhe diletant. Nuk duam të ndalem në terma ekonomike se nuk do mbarojmë kurrë. Do u rikthejmë shqipërisë kontrollit përmes policisë, ju e dini si u vodhën armët nga policia e shtetit. Ne synojmë forcimin e pozitës së grave, të cilat ndihen çdo ditë të dhunuara verbalisht nga qeveria e krimit”, tha Kryemadhi.