Kaos tek Real Madridi, e pabesueshme çfarë ka bërë Gareth Bale!

178

Polemikat te “Los Blancos” nuk përfundojnë me VAR-in. Real Madrid-Real Sociedad ka lënë pas edhe episode të tjerë për diskutim. Njëri prej tyre ka të bëjë me Gareth Bale. Futbollisti uellsian, i cili ende po shërohet nga lëndimi, që e pësoi gjatë ndeshjes së të enjtes së kaluar kundër Villarealit, nuk priti të mbaronte loja në “Santiago Bernabeu” të dielën, por u largua që në minutën e 78-të.
Një rast që tregon situatën e nderë dhe aspak kohezive te kampionët e Europës në fuqi, gjë e cila mund të konstatohet edhe te 10 pikët diferencë nga kreu (mbahet nga Barcelona), aktualisht. Siç është zbuluar nga “The Chinringuito de Jugones”, ylli i Real Madridit u largua nga “Santiago Bernabeu” që në minutën e 78-të të ndeshjes ndaj Real Sociedadit.
Arsyet specifike nuk janë të njohura, por kamerat e programit sportiv spanjoll, të cituar më lart, vërtetojnë se lojtari u largua para kohe, duke i braktisur bashkëlojtarët në momentin më të keq, kur po mundeshin 2-0 në fushën e blertë. Në fakt, lojtarët që nuk grumbullohen, siç ishte rasti i Bale, nuk janë të detyruar të jenë gjatë lojës së skuadrës së tyre. Por, në një situatë aspak të mirë për klubin, teksa qëndroi në stadium për 78 minuta, mirë do të ishte t’i mbështeste moralisht “shokët e armëve” deri në fund.
Edwin Congo, ish-lojtar i bardhë, ka pranuar në programin në fjalë se gjatë kohës së tij ishin të detyruar të shkonin në stadium ditën e ndeshjes, të rrinin deri në fund të lojës, madje edhe në dhomën e zhveshjes, në çdo rast. Kjo, si shenjë respekti ndaj klubit dhe mbështetjeje për skuadrën, sidomos kur rezultati ishte aq i ngushtë. Thënë shkoqur, ajo e djeshmja ishte një e diel e mbushur me telashe në “shtëpinë e bardhë”.