Islami shpërthen ndaj Ramës: ‘Fshati’ ka rënë në dorë të Dylber-Kadriut…

79

Nga Kastriot ISLAMI

Dukuria e fundit në Shqipëri është kërcënimi i medias, ose më saktë i të gjithë atyre që punojnë në media në një mënyrë origjinale, perverso-maniakale.
Më konkretisht kërcënohen të gjithë ata gazetarë apo analistë që tentojnë të jenë të pavarur apo që kritikojnë keqqeverisjen dhe investigojnë kapjen e shtetit nga korrupsioni dhe lidhjet e ngushta të qeverisë me kriminelët dhe trafikantët. Si dhe blerjen e votave dhe kërcimin e votuesve.
Cila është kjo mënyrë e re perverso-maniakale?
Nga bashkësia e të gjithë gazetarëve veçohen kundërshtarët në media, dhe të gjithë ata që janë kundërshtarë, pa përjashtim, etiketohen Kadri ose Kadrije, sipas gjinisë…:
Kryekadri….
Kadri i Kadrinjve…
Gjysmë Kadri….
Edhe Kadri edhe jo Kadri….
Kadrije….
…e tjerë e tjerë…
Kurse të tjerët që e ledhatojnë, fërkojnë apo e mbështesin i etiketon:
PPP ose KKK….
Po përse ky etiketim…?
Sepse këta po e diskreditojnë çdo ditë…

Sepse këto janë kthyer në makthin e tij që i dalin edhe në gjumë…Sepse këta po e nxjerrin lakuriq që ta shikojnë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët…
Se këta po e nxjerrin në dritë të diellit siç është, injorant, i paaftë, i korruptuar, i inkriminuar, hajdut që ka fshehur paratë në off shore, i droguar, i çmendur…..Dhe të gjitha ç’thonë Kadrinjtë e Kadrijet qytetarët i besojnë…
Po kush e ka marrë atributin për të bërë këtë vlerësim dhe klasifikim?
Ai është vetëm një: Dylber-Kadriu….
Dhe duket normale që Dylber-Kadriu urren edhe Kadrinjtë edhe Kadrijet…
Dhe dashuron PPP-të dhe KKK-të….
Pra në ‘fshatin’ e madh të që drejtohet nga Dylber-Kadriu, shkollëpak dhe i paaftë, po mbi të gjitha pervers dhe maniak, ka vetëm mbështetës PPP ose KKK dhe Kadrinj e Kadrije….
Dhe të gjithë qytetarët duhet të mbajnë mënd se kanë jetuar në kohën e Dylber-Kadriut…
‘Fshati ynë’ të binte në dorë të Dylber-Kadriut…Duroni edhe pak….
Shënim: mos e merrni shumë seriozisht dhe thirreni vetëm Dylber-Kadri sa herë ta hasni apo të kenë i punë me të…
Keni vetëm një mënyrë ta shpërfillni dhe braktisni Dylber-Kadriun…
Siç bënë studentët…. Kjo e tërbon më shumë se gjithçka tjetër. se të tjerat nuk i kupton…