Ish-mësuesja e Gregor Ramës ka një mesazh për Ramën

172

Ish-mësuesja e djalit të Edi Ramës, Entela Kasi, e ka cilësuar gjuhën e përdorur nga kryeministri nj ditë më parë përballë ambasadorëve si jo standarde por edhe jo shqiptare.
Kasi e cila ka qenë mësuesja e anglishtes e Gregor Ramës, me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se gjuha e Ramës një ditë më parë ka qenë joshqiptare por një gjuhë osmane.
Ndërkohë ajo i ka drejtuar Ramës edhe disa pyetje se përse kur i drejtohet presidentit dhe diplomatëve shtrembëron gjuhën Shqipe.
Reagimi i plotë i Entela Kasit
Gjuha e Kryeministrit përballë diplomatëve të akredituar në Shqipëri, përveç jashtë standardit të komunikimit diplomatik, nuk ishte shqip. Disa fjalë nga osmanishtja nuk i përdor as turqishtja moderne në komunikimin institucional.
Që të flasim për gjuhën, në rastin e shqipes e cila është një prej gjuhëve të rralla të botës, kjo mbetet temë për studiuesit, shkencëtarët.
Gjuha është kombi. Për tenecitetin e kombeve, është shprehur Çabej, mjeshtëri.
Pyetja që shtrohet është tepër e thjeshtë. Përse Kryeministri i Shqipërisë në fund të takimit me diplomatët nuk foli shqip?
Thënë shqip dhe shkurt ka disa çështje.
1. Cila është arsyeja e cila e drejton Kryeministrin Rama të dalë tej standartit të komunikimit institucional, e të rrëzohet në sy të botës, duke u veshur me agresivitet dhe fyerje ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës?
2. Përse Kryeministri i Shqipërisë zgjedh fjalët e osmanishtes kur i drejtohet diplomatëve kundër Institucionit të Presidentit të Republikës?
3. Pse gjuha e Kryetarit të qeverisë, është konfliktuale?
Komunikimi jashtë çdo standardi prej Kryeministrit si institucion, nuk ndihmon aspak në integrimin Evropian të Shqipërisë, e nuk ndihmon po ashtu as Kosovën.
Për cilat arsye Kryetari i qeverisë rrëzoi standartin e komunikimit Institucional me diplomatët?
Gjuha na drejton kah logjika!