Emri i ri, Berisha: Vendim historik i parlamentit të Maqedonisë së Veriut!

48

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e sotëm të parlamentit maqedonas, për emrin e ri.
Berisha e ka cilësuar këtë vendim “arritje historike për vendin e tyre, por edhe rajonin dhe aleancën e NATO-s (që) i dhanë një goditje të merituar përpjekjeve të Rusisë dhe Beogradit për të mbajtur peng të ardhmen e Republikës së Maqedonisë të Veriut”.
Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Vendim historik i parlamentit te Maqedonise te Veriut!
Te dashur miq, sot paralamenti i Republikes se Maqedonise se Veriut votoi per ndryshimet ne kushtetuten e kesaj republike, ne perputhje me marreveshjen e Prespes. Me keto ndryshime, Republikes se Maqedonise te Veriut i çelen dyert e anetaresimit te vendit ne NATO dhe BE.
Keto ndryshime erdhen si rezultat i dialogut midis qeverise te kryeministrit Zaev dhe forcave politike shqiptare qe votuan ne perputhje me vokacionin euroatllantik te shqiptareve ne Maqedonine e Veriut dhe interesin e mbare shoqerise se ketij vendi.
Me kete rast pershendes forcat politike shqiptare dhe te gjitha ato qe bene te mundur kete arritje historike per vendin e tyre, por edhe rajonin dhe aleancen e NATOs dhe i dhane nje goditje te merituar perpjekjeve te Rusise dhe Beogradit per te mbajtur peng te ardhmen e Republikes se Maqedonise te Veriut. sb