Edhe ujërat termale me koncesion, banorët e Dibrës në protestë!

175

Banorët e Dibrës kanë kërkuar anulimin e lejes për shfrytëzimin e ujërave termale nga kompanitë private. Pas banorëve të Gramshit dhe Zagorisë, edhe dibranët kanë protestuar duke kërkuar mbrojtjen e pasurisë që sipas tyre u takon të gjithëve. Për shkak të reagimit, deputetët e zonës dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë nismën për pezullimin e lejes së shfrytëzimit.
Shembujt e kundërshtimit të HEC-it në kanionin e Holtës dhe kërkimeve për naftë në Zagori kanë sjellë protesta dhe në Bashki të tjera.
Banorët në Dibër kanë kërkuar anulimin e lejes për shfrytëzimin e ujërave termale, çka ka sjellë dhe reagimin e institucioneve.
Prefektura, Bashkia dhe deputetët e zonës i kanë kërkuar direkt kryeministrit Edi Rama dhe agjensive që menaxhojnë burimet ujore të rishikojnë procedurën e dhënies me koncension në favor të një biznesi privat.
Nexhbedin Shehu: Unë u kam thirrur për të ndihmuar veten këtu.
Në zyrën e prefektit të Dibrës, banorët përsëritën kërkesën për anulimin e vendimit që sipas tyre dëmton 35 hotele dhe më shumë se 200 familje.
“A ishte i informuar se nuk ka një burim me 10 litra ujë në sekondë po ka një burim që del përrua”.

“Nga 23 anëtarë që janë në Shkodër, marrin pjesë 10 dhe ky është pisllëk”.
“Ta rrëzojë Këshilli Kombëtar i Ujit”.
Diskutimi nxori në pah se as ndërmarrja në varësi të bashkisë së Dibrës nuk ka leje për përdorimin e ujit termal.
Ndërsa subjekti aplikues kërkon zhvillimin e zonës bazuar në ligj.
“Fillimi i këtij problemi ka të bëjnë me mungesën e Qendrës Banare Peshkopi për lejen e përdorimit të ujit”.
Një tjetër dyshim i banorëve është mënyra si është marrë vendimi, pasi Inspektoriati Teknik i Këshillit është shprehur se janë dhënë vetëm 6.1 litra në sekondë duke menduar se janë disa burime, por në fakt aty ka vetëm një burim me 8.7 litra në sekondë.