Edhe mashtrues edhe qesharak!

99

Nga Luçiano BOÇI

Refreni i Ramës për të mashtruar këto ditë protestash studentët, ka qenë me demek vëmendja e qeverisë së tij, për të mbështetur me bursë ato që vijnë nga familjet me ndihme ekonomike.
Por faktet rrëzojnë kollaj mashtrimin e tij.
Në Bashkinë Elbasan, fondi i ardhur për bursa ishte vetëm për 45 studentë.
Më pak se dhe një vit më parë (50).
Ndërkohë kërkesat e familjeve me ndihme ekonomike ishin 160.
Këshilli Bashkiak, i kapur në pozitë të vështirë, vendosi të akordojë me përjashtim të dy rasteve, gjysma bursash për 86 nga 160 familje.
Pra jo vetëm që nuk ekziston mbështetja për të gjithë, por dhe atyre që ia japin, ia japin “me shpinën e dorës”.
Ca gjysma për të kënaqur disa, me sa më pak.
Realitet i turpshëm dhe i dhimbshëm!
Më qesharak e mashtrues se ky Kryeministër nuk gjen!