Deputeti i Kosovës: Rama bëri ministre Arsimi mbesën e spiunit të UDB-së

282

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka deklaruar në një prononcim në rrjetet sociale se “Rama ka bërë ministre të Arsimit në Shqipëri, mbesën e spiunit të UDB-së”.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka përgëzuar Presidentin shqiptar Ilir Meta në lidhje me vendimin e tij për të mos dekretuar Gent Cakajn si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrim për Shqipëri.
Sipas Selimit as kandidatja për ministre të Arsimit, Besa Shahini që ditë më parë u dekredua nuk është dashur të ndodhë
Statusi në facebook i deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi
E pergezoj Presidentin shqiptar Ilir Meta per mos dekretimin e kandidatit per Minister te Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise. Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emeruaren per Ministre te Arsimit. Jo sepse ata jane nga Kosova, perkundrazi, por per arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditen e ministrave nga Kosova ne Qeverine shqiptare qe nga Hasan Prishtina e ketej.
Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverine e Shqiperise e tash i derguari i Batonit, apo edhe me keq!
A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit?
Sa mire qe nuk eshte me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njejta dore.
Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kerkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; nga Prekazi Murat Jashari, per shembull!