Berisha publikon Videon/ Ja si shefi i sigurisë private të Gjicit dhunon studentët e ngujuar

116

Studentët e fakulteteve kryesore në vend, konkretisht të Juridikut, Ekonomikut, Filologjikut, Inxhinierisë, Universitetit Bujqësor dhe Arkitekturës vijojnë ngujimin në fakultetet përkatëse.
Studentët e Inxhinierisë thonë se, policia private po i dhunon dhe provokon. Studentët thonë se ka policë civilë në ambientet e fakultetet dhe nuk lejojnë studentët të hyjnë dhe të dalin.
Në fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikes, studentët shprehen se janë provokuar dhe dhunuar nga shefi i sigurisë private.
Në një video të publikuar nga ish-Kryeministri Berisha shihet shefi i sigurisë private, i cili i rrëzon telefonin një studenteje dhe tenton t’i nxjerrë jashtë.
Studentët thonë se policia private ka mbyllur me zinxhirë hekuri dyert e Fakultetit duke lënë brenda pa ushqime dhe pa ujë rreth 50 studentë.
Studentët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre si dhe shtyrjen e sezonit të provimeve. Ata shprehen se nuk tërhiqen edhe pse policia ka tentuar t’i nxjerrë me forcë nga ambientet e Fakulteteve.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Shikoni kriminelet dhe banditet qe godasin si kafshe me porosi te Edvinit studentet grevist ne fakultetin e Arkitektures.
Krimineki administrator ushtron dhune ndaj studenteve!
Policia private tenton te nxjerre jashte studentet qe jane ngujuar tek inxhinieria e ndertimit. Ky eshte nje moment ku ai konfliktohet me studentet dhe tenton t’u marre telefonat celulare. Pasi deshtojne te nxjerrin studentet, policia private ka mbyllur me zinxhir hekuri dyert e fakultetit duke lene brenda pa ushqime dhe pa uje rreth 50 studente. Denoj me forcen me te madhe keto akte kriminale ju beje thirrje mbare shqiptareve sot osd kurr te mbrojme studentet nga bandat e Edvin Urrejtjes dhe te shporrim qelbesiren! sb

Shikoni kriminelet dhe banditet qe godasin si kafshe me porosi te Edvinit studentet grevist ne fakultetin e Arkitektures. Krimineki administrator ushtron dhune ndaj studenteve! Policia private tenton te nxjerre jashte studentet qe jane ngujuar tek inxhinieria e ndertimit. Ky eshte nje moment ku ai konfliktohet me studentet dhe tenton t’u marre telefonat celulare. Pasi deshtojne te nxjerrin studentet, policia private ka mbyllur me zinxhir hekuri dyert e fakultetit duke lene brenda pa ushqime dhe pa uje rreth 50 studente. Denoj me forcen me te madhe keto akte kriminale ju beje thirrje mbare shqiptareve sot osd kurr te mbrojme studentet nga bandat e Edvin Urrejtjes dhe te shporrim qelbesiren! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 11. Januar 2019