Basha: Ligji Antimafia, konfiskime deri tek sarajet e Ramës dhe në Delaware

45

Në deklaratën për mediat, kryeu i opozitës Basha u ndal edhe në skandalin e tenderit me Unazën e Madhe, për të cilën u shpreh se, kërkesa e PD është një dhe e vetme, anulimi tenderit, ndërsa theksoi se do të ndiqen penalisht të gjithë ata zyrtarë që janë bashkëpjesëmarrës në këtë vjedhje historike që ka emrin firmën e vulën e Edi Ramës.
“Ndonëse është kapur në flagrancë për megaskandalin e unazës së re në vend të kemi politikanë e zyrtarë të arrestuar po përgatitet ritenderimi. Për dy ditë është denoncuar se si jo vetëm shteti ishte në dijeni, po ishte pjesëmarrese në procesin e falsifikimit.
I vetmi person që ka fuqi të detyrojë agjencinë e prokurimit të kryejë një procedurë me letra false, është kryeministri i vendit Edi Rama. Hetimet për Ramën, Gjiknurin e Qendron duhet të kishin nisur prej kohësh. Heshtja e prokurorisë e bën atë bashkëfajtore e bashkëshkelëse të ligjit. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se pse një vit më parë u emëruar Arta Marku. Kjo i vë kapakun pyetjes ku ka përfudnuar reforma në drejtësi për Ramën Gjiknurin e përfitesit e këtij tenderi korruptiv do të veprojë paketa antimafia”, u shpreh Basha.

Në vijim Basha u ndal edhe në procesin e tenderimit të ri të unazës së madhe pas dështimit të kontratës mes bashkimit të kompanive ‘Biba X’ dhe ‘DH Albania’.
“Është përgatitur edhe rimanipulimi i këtij loti, janë bërë kërkesa qesharake. Ky tender duhet anuluar i tëri, cdo hap e në vencanti të tilla si ky me rezultate të paracaktuara , vinça 400 tonsh, janë qesharake.
“Edhe ky është rast për nënvizuar si është gremisur drejtësia shqiptare që në momentin që Edi Rama ka kapur prokuroinë. Ora po troket në minutat e fundit. Abuzimi i të drejtave të qytetarëve nga Unaza e Re deri te protesta e studentëve deri te mbrojtja e kriminelëve dhe politikanëve të korruptuar do çojë deri në një, këto probleme kaq të rënda të drejtësisë në mirëqenës së qytetarëve, të gjejnë një rrugë institucionale. Nuk i lejojmë të korruptuarit ta zhysin Shqipërinë në këtë gënjeshtër. I bëj thirrje çdo shqiptari të ndershëm dhe institucioneve të pakapura nga Edi Rama të bëjnë detyrën”, përfundoi Basha