115 familje të izoluara nga bora në Dibër!

135

Vazhdojnë reshjet e dëborës në disa njësi të Qarkut Dibrës si në Lurë, Kala e Dodës, Sllovë, Selishtë, etj,. duke shkaktuar problme me qarkullimin dhe izolimin e banorëve.
Sipas banoreve të Lurës, bora e re ka arritur deri në 20 cm dhe vazhdon të bjerë. Mësohet se edhe në disa njësi të Bulqizës vazhdon të bjerë borë, konkretisht në Ostren, Trebisht, ndërsa në këto njësi ka probleme me lëvizjen e automjeteve.
Në këto zonë shoferët lëvizin me vështirësi dhe me përdorimin e zinxhirëve.
Të bllokuara janë edhe disa fshatra të Qarkut të Dibrës. Po kështu 115 familje në Terrnov e Madhe dhe Tërrnovë e Vogël janë të bllokuara si pasojë e reshjeve të dendura të borës.