Zbardhet skandali, si u legalizua për 6 muaj objekti i trafikantit të drogës Mond Bega

375

Emisioni i sotëm i gazetarit Ylli Rakipi në News24, “Të Paekspozuarit” po diskutohet tema “Të gjithë me oligarkë”.
Të ftuar në studio janë Gazment Bardhi, Mentor Nazarko, Andi Bushati, Ilir Babaramo dhe në lidhje Skype, Fatos Lubonja.
Kryefjalë e diskutimit është një aferë tjetër korruptive që sipas Partisë Demokratike lidhet me Unazën e Re.
Eksperti ligjor i PD, Gazment Bardhi, thotë se Rama e Veliaj kanë ndryshuar me vetëdije projektin e Unazës për të lënë biznesmenin Edmond Bego të ndërtojë një kompleks luksoz.
Bardhi: Në vitin 1995 banorët në pronën që tregova marrin vendim për kompesim për pronat. Pra nëse shteti do i nxirrte në shitje këto prona kërkon personat që i ka njohur të drejtën e pronësisë së këtij trualli. Nga ’95 deri në 2004 nuk ka shprehje vullneti nga banorët për të privatizuar magazinat që ndodhen aty. Në vitin 2014 afrohet një biznesmen jo i panjohur publik, Edmond Bego, dënuar për trafik droge. Ai i merr përsipër atyre se do garantojë privatizimin nga shteti në emër të tyre. Në 2015 Ahmetaj nxjerr një udhër për vlerësimin e këtyre pronave. E gjithë vlera e plotë e privatizimit e ndarë në 4 këste është paguar nga Mond Bego. Këto dokumenta do publikohen ditën e hënë. Për 6 muajsh, ajo që skishte ndodhur nga ’95 në vitin 2016, ndodhi brenda kësaj kohe të shkurtër. Aty parashikohet ndërtimi i një kompleksi.

Rakipi: Ahmetaj tha se Genc Ruli e ka privatizuar këtë pronë
Bardhi: Mashtrim. Është mashtrim. Kontrata është lidhur në vitin 2016, është fakt dhe e provuar. Ajo që është aferë në këtë rast do ta them tani. Pronarët më parë i kishin dhënë tagrën Edmond Begos për ta privatizuar. Privatizimi ka mbaruar në 6 muaj kur në lojë është futur trafikanti Edmond Bego. Në 2016 është bërë privatizimi për të ndërtuar pallati. Aty nuk lejohej ndërtimi. Se projekti prekej nga projekti i rehabilitimit të Lanës. I bërë kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Basha. Tani ndryshoi plani vendor i Tiranës. Projekti i Lanës spostohet që të mos prekë aty ku ka në plan të ndërtojë pallate Edmond Bego. 6 muaj pasi Bego mori këtë pronë, ndryshon plani vendor.
Babaramo: Kush e nxorri në shitje?
Bardhi: Ministria e Ekonomisë.