Studenti degjeneron Ramën: Je bërë bajat, nuk po ju durojmë dot më!

184

Një tjetër student i ka dhënë sot një leksion kryeministrit Rama në qytetin e Vlorës, ku i kërkoi atij që ti jepte fund etiketimit të studentëve si komunistë. Studenti u shpreh se do të donte të largohej nga ky vend, dhe midis pastrimit të banjove në një shtet të huaj dhe jetesës në Shqipëri do donte të parën.
“Megjithë shpirt doja që të dilja me ata që u larguan sot nga takimi, ju po na vrisni shpresën, njësoj si ata që na vrisnin në Bulevard.
Më vjen rëndë. Më mirë të pastrosh haletë jashtë vendit se të jetosh këtu. Do doja të ikja dhe të merrja me vete të gjithë familjen, gjithë sa kam.
Ju na dëgjoni por nuk na e vini veshin. Jeni bërë shumë bajatë mo vëlla, nuk po ju durojmë dot më”, u shpreh studenti.
‘’Ti mua më merr të keqen. Ti e të gjithe te tjeret si puna jote. Nëse unë do të isha si të tjerët ti do të haje një kokërr plumbi, pasi the të gjitha ato që the. Nese do të isha si të tjerët nuk do e mbaje gjithë ate fjalim”, ia kthehu Rama studentit.