Studentët thirrje qeverisë: Mos na provokoni. Ne nuk lëvizim!

35

Nuk ndalon protesta e studentëve shqiptarë për kushtet që ata kanë vendosur ndaj qeverisë. Studentët janë shprehur se nuk tërhiqen pa u plotësuar 4 kërkesat.
Thirrjet e studentëve kanë qenë që të mos provokohen nga ministria dhe nga qeveria. ‘Mos të na provokojnë sepse përndryshe do të shtojmë edhe një pikë tjetër për largimin e ministres së Arsimit dhe ata e dinë se si ikin zyrtarët e korruptuar’, janë shprehur studentët. “Ne nuk lëvizim”, janë thirrjet e studentëve.
Pavarësisht premtimeve të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla se qeveria do të heqë pagesën për provimet, studentët nuk janë tërhequr.
“Është shashkë për të na mbyllur sytë. Nuk dorëzohemi pa plotësuar kushtet tona. Nuk duam deklaratë nëpër media, duam në rrugë zyrtare. Një deklaratë e ministres Nikolla nuk pranohet. Ju bëjmë thirrje ministres se ne nuk tërqhiqemi nga protesta jonë deri në plotësimin e 4 kërkesave që kemi.Dekanët e fakulteteve kane makinat më të fundit, prindërit tane rropaten për të blere librat tanë, për të paguar tarifat. Gjej një sallë ku të mundet të në nxejë të gjithëve, takim tek e tek nuk ka”– janë deklaratat e studentëve pas deklaratës së ministres.