Studentët i përgjigjen Ramës: Nuk ka negociata me ty. Turp për këtë kryeministër!

46

Edi Rama në një gjendje të rëndë ka dalë sot dhe ka kërkuar që studentët të ulen e të negociojnë.
‘Dua të ju dëgjoj të gjithëve’ ka thënë Rama, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve.
Studentet i kanë kthyer përgjigje Ramës: Ne nuk bëhemi pjesë e tavolina bisedimeve. Nuk ka negociata me ty. Turp për këtë kryeministër’.
E nisur me 4 kërkesa, protesta madhështore ka përfshirë studentët nga e gjithë Shqipëria.
Pas kërkesave të para, studentët kanë shtruar edhe kërkesa të tjera.
Gjatë mesditës së sotme, studentët janë shprehur se nëse nuk plotësohen kërkesat e parashtruara, atëherë Lindita Nikolla nuk ka pse të jetë më ministre.
‘O plotëso kërkesat, o dorëhiqu. Nuk ka negociata, nuk takohemi veç e veç’, janë thirrjet e studentëve në shesh.
Studentët u kanë bërë thirrje edhe prindërve, pedagogëve dhe gjimnazistëve që të bashkohen në protestë. Në gatishmëri pranë Ministrisë së Arsimit qëndrojnë edhe 50 forca policie, pavarësisht se protesta është paqësore.
“Studentë kjo është koha jonë. T’u tregojmë pushtetarëve. Studentët e bashkuar kanë për ta fituar. Kërkojmë të drejtat tona. Përmirësim të kushteve të konvikteve. Ulni tarifat. Do dalim në rrugë me qindra me mijëra, po nuk ra tarifa do bie ministria. Daullet e orëve të fundit”, kanë thirrur në kor studentët, ndërsa më pas disa prej tyre gjuajtën me vezë dhe shishe me ujë në drejtim të godinës së ministrisë.

Para se të mbërrinin tek Ministria e Arsimit, studentët nisën marshimin nga kryqëzimi i ’21 Dhjetorit’, dhe u ndalën tek ‘Zogu i Zi’, ku u ulën në gjunjë. Me ta u solidarizuan edhe qytetarë të thjeshtë, ndërsa më pas vijuan ecjen përgjatë Rrugës së Durrësit. “Eja mblidhuni këtu, këtu”, “Ulni tarifat”, “Shqipëria është e jona”, “Jo politikë” këto janë disa nga thirrjet që të rinjtë lëshojnë në kor.
“Universiteti = minus një veshkë” është pankarta e studentëve ë Universitetit të Mjekësisë, ndërsa Universiteti Bujqësor ka zgjedhur pankartën “U munduan të na varrosin, por nuk e dinin se ne ishim fara”. Katër kërkesat e studenteve drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë:
1. Anulimi i VKM per tarifa shtese.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentet ne bord.