Shqipëria vlon, Ramës kush i ka mbetur?

68

Ervin SALIANJI

Sot u ngritën studentët, pjesa më vitale por më e goditura nga qeveria. Të rinjtë janë më të papunët, më të pashpresë, më të varfër, pa mundësi, pa rregulla gare, pa hapësira për tu përfshirë në institucione dhe në administratë. Më të paaftët promovohen nga Rilindja, ekselentët goditen dhe largohen masivisht në eksod. Kriminelet komandojnë studentët e shkëlqyer, dallkaukët udhëheqin arsimin, të marrët bëjnë para ndërsa studentët, nxënësit dhe prindërit e tyre paguajnë me gjak qindarkat e fundit që këto para të shkojnë tendera për bandat, apo para për të blerë zgjedhjet.
Njësoj si studentët janë në protestë qytetarët që po iu shkatërrohet banesa dhe jeta, protestojnë minatorët që u gënjyen për pensionin, protestojnë mjeket dhe infermierët që po largohen cdo ditë, protestojnë mësuesit që nuk kanë asnjë rritje rroge në 6 vite Rilindje, protestojnë bizneset e vogla që mbyllen mijëra në vit, protestojnë agjencitë turistike, pacientët lëngojnë përditë pa ilaçe ndërkohë që miliona eurot e ilaçeve të tyre i marrin oligarkët, vuajnë personat me aftësi ndryshe që përceç diskriminimit vuajnë dhe mungesën e trajtimit financiar të nevojshëm, proteston elita intelektuale, bërtasin gazetarët që kërcënohen me burg dhe gjoba!
Rama po majmet, Shqipëria po vlon!