Personat me aftësi të kufizuar, apel qeverisë Rama!

95

Nga Sajmir RRAHMANI

Me rastin e 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar i bëjmë apel qeverisë Rama. Personat me aftësi të kufizuar po kalojnë një periudhë shumë të vështirë, jemi më të varfërit e të varfërve.
Mjerimi ka mbuluar çdo familje që ka nje invalid. Pagesat e aftësisë së kufizuar për katër vjet janë rritur jo më shumë se 130 lekë në vit. Pra as dy bukë në muaj, megjithëse pagesat nga 2005 deri në 2013 u rritën me rreth 50.000 lekë të vjetra, ne prapë vazhdojmë kërkojmë detyrimet e prapambetura.
Sot thuhet se u rrit paga minimale, u rritën pensionet, por jo pagesa e aftësisë së kufizuar.